EUROVIZION flet sot SHQIP/ Ambasada Amerikane uron Eugent Bushpepën (FOTO) – AlpeGossip
EUROVIZION flet sot SHQIP/ Ambasada Amerikane uron Eugent Bushpepën (FOTO)

EUROVIZION flet sot SHQIP/ Ambasada Amerikane uron Eugent Bushpepën (FOTO)

Mbrëmjen e sotme është nata e parë gjysëmfinale e spektaklit më të madh muzikor në Europë, Eurovizion, ndërkohë që këngëtari përfaqësues i Shqipërisë, Eugent Bushpepa do të këndojë i treti në rradhë.

Një urim në adresë të tij ka ardhur edhe nga Ambasada Amerikane, e cila i ka uruar shumë suksese.

Bushpepa është renditur si një nga potencialet kryesore pretendent për çmimin e parë, ndërkohë që në festivalin europian të këngës marrin pjesë edhe dy shqiptarë të tjerë, Ermal Meta i cili përfaqëson Italinë dhe Eleni Fouriera për Qipron.

Eurovizion mbahet këtë vit në Lisbonë të Portogalisë.