Ka qenë pre e bullizmit që në fëmijëri/ Aktorja kthen shenjat e fytyrës në fushatë sensibilizuese (FOTO) – AlpeGossip
Ka qenë pre e bullizmit që në fëmijëri/ Aktorja kthen shenjat e fytyrës në fushatë sensibilizuese (FOTO)

Ka qenë pre e bullizmit që në fëmijëri/ Aktorja kthen shenjat e fytyrës në fushatë sensibilizuese (FOTO)

Një aktore 23 vjeçare nga Los Angeles, Paige Billiot, ka transformuar shenjat e saj në fytyrë në një fushatë ndërgjegjësuese.

Paige ka një shenjë të madhe nga lindja, që mbulon shumicën e faqes së saj të majtë. Për këtë arsye, ka përballuar bullizëm dhe është ndjerë e diferencuar për shumicën e viteve të jetës së saj. Madje dhe duke qenë se familja e saj ka ndërruar shpesh qytet, i është dashur që vazhdimisht të shpjegojë historinë e saj.

Së fundmi, në bashkëpunim me fotografë të shumtë ajo ka nisur një fushatë ndërgjegjësuese të titulluar “Flawless affect”. Duke ftuar të gjithë të marrin pjesë, synimi i saj është të sfidojë standardet e bukurisë.

“Kur kam qenë e vogël, shenja ka qenë një peshë emocionale e madhe të cilën e kisha të vështirë ta përballoja. Më pas, u lodha me të gjitha shpjegimet dhe çohesha përpara klasës për të treguar historinë. Kështu shikimet dhe pyetjet ndaluan, dhe fillova ta pranoj që tashmë ajo është pjesë e imja.”

Le të shpresojmë që fushata e saj të ndihmojë të gjithë të pranojnë veten e tyre, së bashku me çdo defekt të tyrin që i bën të bukur dhe unik.