MEZI PO PRESIM/ Zbulohet arsyeja e vizitës surprizë të Adelinës në Tiranë (VIDEO) – AlpeGossip
MEZI PO PRESIM/ Zbulohet arsyeja e vizitës surprizë të Adelinës në Tiranë (VIDEO)

MEZI PO PRESIM/ Zbulohet arsyeja e vizitës surprizë të Adelinës në Tiranë (VIDEO)

Është zbuluar tashmë arsyeja e vizitës së Adelina Ismailit në Tiranë.

Lajmin e dha gazetari Ervin Kurti, i cili shoi kuriozitetin e të gjithëve duke zbuluar në “Ftesë në pesë” emrin e të ftuarës së parë VIP në “E Diell”.

Bëhet fjalë për divën e muzikës shqiptare Adelina Ismaili, e cila rikthehet në një studio televizive shqiptare pas një kohe të gjatë. Vlen të përmendim që dalja e saj e fundit ka qenë në “Top Show” rreth 6 vite më parë.

Ervini tregoi se Adelina do jetë pjesë e një interviste për të mos u humbur, ku do të flasë hapur për jetën personale, si dhe do të dhurojë spektakël përmes lojërave e sfidave të përgatitura nga stafi.

Adelina i bëri të gjithë kuriozë sot me një foto që publikoi me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, I cili foli për një surprizë që po përgatit këngëtarja.

Të jetë vetëm kjo intervistë?!