Martesa e trazuar e Linda Halimit, çfarë ndodhi që e deklaroi veten “single” për disa orë (FOTO) – AlpeGossip
Martesa e trazuar e Linda Halimit, çfarë ndodhi që e deklaroi veten “single” për disa orë (FOTO)

Martesa e trazuar e Linda Halimit, çfarë ndodhi që e deklaroi veten “single” për disa orë (FOTO)

“Dëshiron të jesh ti Shën Valentini im?”, ishte ftesa e hapur që këngëtarja nga Kosova u bëri djemve nga rrjetet e saj sociale më 14 Shkurt, poshtë fotove të reja ku pozonte me të brendshme të zeza, duke zbuluar trupin gjithë muskuj, që ka arritur të bëjë vitet e fundit. Por duke qenë se ajo është e martuar me reperin Big D, lindën dyshimet e para se ajo mund të jetë ndarë.

Nisur nga ndonjë koment apo hamendësim të shkruar nga portalet, Linda e mbajti statusin “single” vetëm për disa orë, duke marrë masat që të ndryshonte gjithçka. Brenda një kohe rekord, ajo zëvendësoi statuset e mëparshme me të tjerë, duke i shoqëruar me postimin e një fotoje të bashkëshortit të zhveshur, sipër së cilës shkruante: “Mos krahaso Valen-tinin tënd me timin!” apo “Drunk in love” (E dehur në dashuri), duke fshirë gjithçka kishte shkruar më parë.

Duket, se Linda ka një martesë të trazuar në SHBA me reperin që e njohu në Kosovë shumë vite më parë e me të cilin pastaj nisi një jetë të re në SHBA. Në fakt, mediat kanë shkruar shpesh për martesën gjithë ulje-ngritje të këngëtares me Big D, zëra që artistja i hodhi poshtë gjatë kohës kur përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Botë”, në Festivalin Europian. Reperi e shoqëroi Lindën në Tiranë për garën muzikore dhe ishte ai me të cilin ajo ndau kënaqësinë e fitores.

Direkt pas kësaj eksperience, burri prej disa vitesh i këngëtares nga Kosova donte ta thoshte hapur se është i martuar me një shqiptare. Në një fotografi të publikuar, Big D shfaqej me një bluzë në të cilën shkruhej: “Nuk mund të më frikësoni, sepse e kam gruan shqiptare”. Këtë konkluzion reperi amerikan e ka nxjerrë pasi Linda nuk është e vetmja shqiptare që ai njeh. Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë para disa vitesh u përfshi në tregun muzikor shqiptar, kohë kur njohu bashkëshorten aktuale dhe disa këngëtare të tjera shqiptare, si; Dafina Zeqirin, Tuna Sejdiun, Rovena Stefën, Big Mamën, etj.. Më pas rezultoi se e zgjedhura e tij ishte Linda, të cilën e mori me vete gjatë rikthimit në SHBA.