ZGJOHENI NË MES TË NATËS DHE NUK E DINI ÇBËNI? 8 mënyra si t’ju zërë gjumi shpejt përsëri – AlpeGossip
ZGJOHENI NË MES TË NATËS DHE NUK E DINI ÇBËNI? 8 mënyra si t’ju zërë gjumi shpejt përsëri

ZGJOHENI NË MES TË NATËS DHE NUK E DINI ÇBËNI? 8 mënyra si t’ju zërë gjumi shpejt përsëri

Për disa arsye juve mund t’ju dalë gjumi në mes të natës. Pastaj, pa e kuptuar e gjni veten duke menduar çdo shqetësim të mundshëm, çdo problem ekonomik apo diçka tjetër, madje edhe duke krijuar probleme që nuk ekzistojnë. Ju e dini, mendja funksionon në mënyra të çuditshme.

Megjithatë, nëse ju duket se gjumi është një betejë e humbur, e keni gabim Ekspertët e gjumit dhe ankthin sugjerojnë 8 mënyra të thjeshta për “të mbledhur veten” dhe për të (ri)bërë një gjumë të mirë, edhe në mes të natës.

Përdorni frymëmarrjen e thellë: Është një metodë e njohur për reduktin e stresit dhe relaksimin, nëse bëhet si duhet. Vendosni dorën në stomak. Mbyllini sytë dhe merrni frymë me hundë. Merrni frymë për 6 sekonda, duke numëruar ngadalë dhe lëshojeni frymë për të njëjtën kohë, përmes gojës.

Përdorni teknika dhe guida meditimi për gjumin (guided sleep meditations) dhe relaksimin e muskujve: Nëse s’e praktikoni meditimin, thjesht përpiquni të dëgjoni frymëmarrjen tuaj dhe dëgjoni tinguj të lehtë relaksues.

Ndaloni për një moment dhe kuptoni si po i flisni vetes: Mos e fajësoni veten, mos u ndjeni keq. Duke vepruar kështu, s’do ndryshoni asgjë, përveçse do e bëni veten të ndihet më keq. Nëse po kaloni më shumë se 20-30 minuta në shtrat, zgjuar, mund edhe të çoheni për pak. Për më shumë rreth kësaj lexo:

Një eksperte gjumi tregon gabimin numër 1 që bëjnë njerëzit në shtrat kur s’po i zë gjumi!
Evito orën: Nëse i mbani sytë tek minutat, gjasat janë që të stresoheni për orën që kalon dhe të mos ju zërë gjumi. Thjesht mos e kontrollo dhe lër procesin të bëjë punën e vet.

Mos pini alkool para gjumi: Studimet tregojnë një lidhje mes problemeve të gjumit dhe çregullimeve të varësisë. Për më tepër, alkooli mund t’ju shtojë edhe “xhirot” për në tualet, pasi zhvillon një hormon anti-diuretic (ADH), i cili rezulton në nivele të larta urinimi.

Shkruajini diku shqetësimet tuaja: Në këtë mënyrë ju i largoni/zhvendosni ato nga vetja në një letër.

Megjithatë, ekspertët bëjnë thirrje që këto shqetësime mos t’i hidhni në smartphone ,table apo kompjuter. Rregulli numër 1 për gjumë më të mirë dhe më të rregullt: Jo kompjuterë dhe celularë në shtrat, të paktën një orë para gjumi.