Ana Kauri i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në “Për’puthen”, duke u tërhequr nga programi. Mbrëmjen e sotme, gjatë “Për’puthen Prime”, ajo ka ndarë me publikun vendimin e saj për tu tërhequr nga formati i dashurisë.
Fillimisht ajo kërkoi të përballej me Rinianit dhe ky i fundit pranoi pa hezitim. Gjatë bisedës së tyre, Ana u shpreh se ishte nën presion dhe e konfuzuar kur tha se nuk kishte ndjenja ndaj tij. Ajo më tej u shpreh se ka shumë kohë në emision dhe është zhgënjyer ndisa herë, duke mos qenë e sigurtë ndaj deklaratave të Rinianit.
Nga ana tjetër, ky i fundit tha se u zhgënjye nga reagimi i saj duke shtuar se sjellja e saj nuk justifikohet nga ato që ka kaluar më parë.
Ana i kërkoi atij të dilnin bashkë dhe të vijonin njohjen jashtë, por ai ka refuzuar. Konkurrenti u shpreh se
“Më kanë ardhur shumë akuza se po rri kot për famë këtu. Po ashtu më thonë edhe “Shkon shumë me Rinianin”. Jam shumë konfuze, nuk di çfarë të bëj. Nëse do na lejoj produksioni do kisha dëshirë ta vijonim njohjen jashtë programit. Unë kam humbur veten dhe nuk e di se çfarë dua. Nëse vazhdoj akoma këtu, do jem prap e kompleksuar.”-u shpreh ajo.
Kurse Reniani tha: “Nuk të besoj, më vjen keq. Je shumë e influencuar nga publiku se e ke përmendur 3 herë. E kam humbur totalisht besimin tek ty.”
Por, ç’ndodhi gjatë kësaj jave mes tyre?
Ana dhe Riniani zhvilluan takimin e dytë këtë javë dhe çdo gjë u duk se kishte shkuar shumë mirë. Mirëpo, në studio Ana tha se nuk ndihej mirë dhe se kishte disa gjëra për të sqaruar me Rinianin. Më tej, ajo mbylli çdo mundësi njohjeje mes tyre, duke u shprehur se nuk dëshironte ta vazhdonte më tej njohjen me Rinianin, sepse nuk ndihej fare e emocionuar kur është me të.
Më pas i zhgënjyer nga ky vendim i bukuroshes, Riniani nuk ngurroi t’i hidhte dhe thumba në sy të të gjithëve. Ai e shoqëroi Anën deri tek vendi i saj dhe i tha se i ka prerë një biletë për një “Hollywood”, duke e konsideruar kështu si një aktore që luan me ndjenjat e djemve.
Si duket Ana është penduar për deklaratën e saj, por shumë vonë. Për Rinianin nuk ka më kthim pas.
/News31.al