“E KE GRUA? JE MARTUAR?” Hana i ‘kërkon llogari’ Mozzik për këngën e re me Kidën – AlpeGossip
“E KE GRUA? JE MARTUAR?” Hana i ‘kërkon llogari’ Mozzik për këngën e re me Kidën

“E KE GRUA? JE MARTUAR?” Hana i ‘kërkon llogari’ Mozzik për këngën e re me Kidën

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik ka postuar disa video ku shihet me vajzën e tij Hana, e cila i ka marrë zemrat të gjithëve me pyetjet që i bën të atit. Së fundmi Mozzik ka publikuar këngën e tij të re me këngëtaren Kida por duket se bashkëpunimi i tyre nuk është pritur shumë mirë nga Hana e cila i “kërkon llogari” babait të saj se përse ka kënduar me të.

Hana një moment e pyet Mozzik-un nëse është i martuar me vajzën që shfaqet në videoklip pra me Kidën.

“A e ke grua ti?”, “A je martuar”- janë pyetjet e vogëlushes.

Përgjigjja e reperit është “Jo kemi bërë shaka”.