DOLI NË MBROJTJE TË SINDIT/ Melisa i kthehet Shqipes: Po kërkojnë pak audiencë nëpërmjet emrit tim – AlpeGossip
DOLI NË MBROJTJE TË SINDIT/ Melisa i kthehet Shqipes: Po kërkojnë pak audiencë nëpërmjet emrit tim

DOLI NË MBROJTJE TË SINDIT/ Melisa i kthehet Shqipes: Po kërkojnë pak audiencë nëpërmjet emrit tim

Mbrëmjen e djeshme në spektaklin “Për’puthen” debati mes dy vajzave konkurrente, Melisës dhe Sindit degjeneroi në fyerje. Melisa pyeti Mevlanin: “Duke qenë se ti ke thënë se marrëdhëniet seksuale janë të rëndësishme për ty, pse zgjodhe të dalësh me një vajzë të virgjër?”. Kjo pyetje nuk u prit aspak mirë nga ana e Sindit, e cila e mori si një pyetje me tendencë dhe ofenduese. Dy vajzat filluan të debatonin ashpër me njëra-tjetrën dhe debati denigroi në ofendime.

Në bisedë e sipër Sindi i tha “unë do bëj seks me atë që e ndjej e jo me atë që më jep një kafe”. Pas kësaj deklarate, situata u irritua së tepërmi dhe Melisa preferoi të largohej nga studio. Ndërkohë konkurrentët u ndanë në dy pjesë, në ato që u pozicionuan pranë Sindit, e në ato që nxituan pas Melisës.

Pas këtij debati të fortë ka pasur edhe një reagim nga Shqipe Hysenaj, vajza që u përjashtua disa javë më parë nga emisioni. Ajo i ka dalë në mbrojtje Sindit, duke u shprehur se vajza në fjalë është më e vërteta në spektakël. Shqipja shprehet se Sindi tha diçka që dukej që në fillim dhe se vajzat e tjera që i shkuan pas Melisës janë fallco. Në fund ish-konkurrentja ka “kërcënuar” se kush merret me Sindin ka punë me të më vonë.

“Shpeshherë më bëni tag në disa skena dhe doni me këmbëngulje mendimin tim. E di që jam treguar shumë indiferente dhe nuk ju kam dhënë mendimin kur e keni dashur. Tashmë e keni kuptuar që jam e drejtpërdrejtë dhe ju pëlqejnë goditjet pa sponde. E vërteta djeg gjithmonë. Si në rastin e balonit që thashë unë, doli edhe në rastin e kafes që tha Sindi. Sindi tha diçka që tashmë dihej që në prezantimin e parë. Mos harrojmë që dielli duket që në lindje. Si në rastin e parë, ashtu dhe në rastin e dytë, çdokush që ka shkuar pas për të ngushëlluar vajzat është fallco.

Kush ngacmon më të vërtetën e emisionit (Sindin) ka punë me mua! Dhe me mua ta dini nuk dilni pa u lagur”, shkruante Shqipja.

Pas kësaj deklarate, nuk ka vonuar një reagim nga ana e Melisës, e cila në një postim në InstaStory ka shkruar:

“Më bëhet qejfi që jo vetëm brenda por edhe nga jashtë po kërkojnë pak audiencë nëpërmjet emrit tim. Shpresoj t’ju funksionojë kjo strategji duke qenë se po “ju fiket qiriu”, se të paktën keni mbështetjen e njëra-tjetrës. Kaq mjafton besoj, nuk keni nevojë për tag. Ju dua”- ka shkruar Melisa, e cila duket se tashmë është qetësuar dhe po e merr me më shumë sportivitet situatën.