Klaudia Pepa më në fund do të bëhet pjesë e një programi të veçantë në Canale 5.
Balerina e njohur shqiptare e ka dhënë personalisht lajmin, edhe pse ende nuk ka zbuluar se çfarë do të bëjë në televizionin italian.
Ajo shfaqet e veshur me një fustan në ngjyrë gold ndërsa qëndron para disa flakëve me një makiazh tepër modern.
Ishte koha që balerina e talentuar shqiptare të bëhej pjesë e një produksioni italian!