Një gazetare e infiltruar e BBC ka filmuar keqtrajtimin dhe talljet që u bëhen personave me probleme të shëndetit mendor në një spital.
BBC Panorama ka filmuar punonjësit në spitalin privat të mbështetur Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Angli, County Durham, duke u tallur dhe dhunuar pacientët.
Pas publikimit të pamjeve të tmerrshme, autoritetet kanë nisur një investigim ndërsa 16 anëtarë të stafit janë pushuar nga puna.
Skandali u zbulua pasi reporterja Olivia Davies qëndroi për dy muaj, duke filmuar me kamera të fshehta, e infiltruar në spital.
Pamjet e marrë nga ajo tregojnë skena shokuese që tregojnë sesi trajtohen të sëmurët në këtë qendër.
Një pjesë e abuzimit u përshkrua si “torturë psikologjike” nga ekspertët.