NUK JUA MERR MENDJA/ Nevina Shtylla zbulon zakonin më të çuditshëm që ka (FOTO) – AlpeGossip
NUK JUA MERR MENDJA/ Nevina Shtylla zbulon zakonin më të çuditshëm që ka (FOTO)

NUK JUA MERR MENDJA/ Nevina Shtylla zbulon zakonin më të çuditshëm që ka (FOTO)

Nevina Shtylla ka hapur sërish opsionin ‘Ask a question’ në ‘Instagram’ për t’ju krijuar mundësinë ndjekësve dhe fansave të saj ta pyesin për gjithçka duan. Mes pyetjeve të shumta që i janë drejtuar ajo ka zgjedhur disa prej tyre për t’i bërë publike.

Një prej ndjekësve e pyet për zakonin më të çuditshëm dhe moderatorja nuk nguron ta tregojë. “Kam një të qeshur të madhe të stampuar në fytyrë sa herë që kam një lajm të mirë dhe jam shumë e lumtur. Nuk them asnjë fjalë, veç një fytyrë të tillë. Jo të gjithë ma kuptojnë”,-shpjegon ajo duke e mbyllur fjalën me epitetin ‘e çuditshme’ për veten.

Ndër të tjera, Nevina i është përgjigjur edhe pyetjeve për emisionin ‘E diell’ ku shumë shpejt do të jetë pjesë. Ajo ka theksuar se pritja nuk do të jetë e gjatë për publikun, por nuk ka zbuluar një datë të saktë për fillimin e tij. Kujtojmë se Nevina ishte një nga lëvizjet e bujshme të sezonit të ri televiziv. Ajo u largua nga ‘Klan’ për të shkuar drejt ‘Top Channel’ ku aktualisht prezanton krah Edi Manushit, ‘Procesin sportiv’.