SHERR MES AKTORËVE? Linda Jarani largohet nga shfaqja dhe tregon arsyen (FOTO) – AlpeGossip
SHERR MES AKTORËVE? Linda Jarani largohet nga shfaqja dhe tregon arsyen (FOTO)

SHERR MES AKTORËVE? Linda Jarani largohet nga shfaqja dhe tregon arsyen (FOTO)

Një nga rolet më të spikatur të Linda Jaranit ka qenë në shfaqjen “Boeing-Boeing”. E ftuar në emisionin “Vizioni i pasdites”, aktorja deklaroi për herë të parë se nuk është më pjesë e kastit, duke lënë të nënkuptohen mosmarrëveshjet që mund të kenë ndodhur mes aktorëve.

“Në përgjithësi mendoj që kam pak fat, sepse e fillova me “O sa mire”, që u bë shumë i famshëm.Fillova me shfaqje teatrore që mua më ndihmuan shumë profesionalisht. Pastaj vazhdoj me “Boeing” që është një shfaqje shumë e suksesshme dhe po arrin rekorde. Per arsye te ndryshme nuk dua t’i diskutoj, janë muhabete mes grupit dhe nuk dua ta diskutoj këtë gjë. Nuk jam më pjesë e “Boeing”, por jam shumë e lumtur që ka shumë ndikim tek publiku dhe po i kënaq ato. Ka përfunduar dhe jam shumë e lumtur, ndihem shumë mirë tani. Kemi bërë 96 shfaqje deri më tani”, është shprehur Linda.