Marrëdhënia mes Fifit dhe Flori Mumajesit ka qenë një ndër më të komentuarat e këtyre javëve nëpër media. Pasi u aludua për një lidhje e cila u mohua nga të dyja palët, duke deklaruar se mes tyre ka vetëm shoqëri, raportet mes tyre u prishën.
Ata nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram dhe gjatë një interviste, Fifi i kërkoi Florit publikisht të pajtoheshin.
Ditën e sotme, Fifi e ka tërhequr sërish vëmendjen me një postim në Instastory, të cilin më pas e ka fshirë.
Ajo kishte shkruar në xham “F2”, pa sqaruar asgjë më shumë, duke i shtyrë të gjithë të mendojnë se këngëtarja po i referohej emrit të saj dhe të Flori Mumajesit, që nisin të dy me të njëjtën shkronjë.