JETA LUKSOZE E VESELIT/ Ish-banori i “Big Brother” bëhet biznesmen (FOTO) – AlpeGossip
JETA LUKSOZE E VESELIT/ Ish-banori i “Big Brother” bëhet biznesmen (FOTO)

JETA LUKSOZE E VESELIT/ Ish-banori i “Big Brother” bëhet biznesmen (FOTO)

Kanë kaluar vite që nga pjesëmarrja e tij në “Big Brother”, ku edhe u shpall fitues, megjithatë Vesel Kurtishaj vazhdon të mbetet një nga ish-banorët më të dashur për publikun dhe shpeshherë i komentuar në media.

Në fotot e fundit të Veselit shihet se ish-banori po bën jetë luksoze dhe ka ndryshuar edhe pamjen duke u shfaqur sa më elegant me kostum.

“Prive” bën të ditur se Veseli së fundmi ka hapur edhe një biznes të tij duke investuar goxha në një prej vendeve më të mira të Prishtinës.

Sa i përket jetës private, ish-banori është përfolur shpesh për lidhje, por asgjë nuk ka qenë zyrtare dhe e konfirmuar.