Lajmi se spektakli i humorit “Apartamenti 2xl” do të zhvendoset në televizionin “Klan” ka qënë lajmi më i diskutuar në ditët e fundit në mediat rozë.
Ishte producenti i programit, Turjan Hysko ai që tregoi publikisht i pari se bashkë me trupën e aktorëve sezoni i ri do t’i gjente në “Klan”.
Pas tij aktorët e “Apartamentit 2xl” Julian Deda dhe Albano Bogdo konfirmuan largimin, Juli nëpërmjet postimt të tij në Instagram falenderoi “Vizion plus” për mbështetjen dhe bashkëpunimin në gjithë këto vite.
Por as Visjan Ukcenaj nuk ka qendruar i heshtur dhe po ashtu ka konfirmuar në Instagram largmin nga “Vizion plus” dhe “Tring”, duke i falenderuar për gjithçka në lidhje me spektaklin e njohur.
“Dashuria e parë nuk harrohet kurrë Faleminderit “Tring” dhe “Vizion Plus” për këtë rrugëtim fantastik. Jam i lumtur që kam qënë pjesë e juaja. Jeni të gjithë fantastikë. Familja 2xl vazhdon … Shihemi sezonin tjetër në Klan” – ka shkruar Ukcenaj në Instagram.