MENDUAM SE DO TËRHIQEJ NGA MUZIKA/ Elvana Gjata rikthehet në heshtje dhe projektet e reja qenkan super (FOTO) – AlpeGossip
MENDUAM SE DO TËRHIQEJ NGA MUZIKA/ Elvana Gjata rikthehet në heshtje dhe projektet e reja qenkan super (FOTO)

MENDUAM SE DO TËRHIQEJ NGA MUZIKA/ Elvana Gjata rikthehet në heshtje dhe projektet e reja qenkan super (FOTO)

Nëse të gjithë menduat se Elvana Gjata do të tërhiqej nga muzika, pas ngjarjes së ish-Bllokut ku u përfshi i fejuari i saj, atëherë jemi këtu për t’ju dëshmuar të kundërtën.

Këngëtarja shqiptare u zhduk pa “nam e nishan” nga jeta publike dhe ajo virtuale, por është duke përgatitur diçka speciale për fansat e saj që ndodhen jashtë kufijve shqiptarë.

Një faqe online, që nxjerr në shitje biletat për koncertet e artistëve, ka publikuar shtatë datat kur do të performojë këngëtarja shqiptare në vende të ndryshme të SHBA-ve dhe të Mbretërisë së Bashkuar.

Më 12 dhe 13 prill, Elvana pritet të mbajë dy koncerte në Angli, i pari në Mançester dhe i dyti në Londër.

Biletat në varësi të vendeve kushtojnë nga 44 në 71 dollarë, ndërsa për datën e dytë të koncertit numri i biletave është i limituar.

Ndërsa pesë koncertet e tjera janë në Amerikë, nga data 2 deri në 9 maj, saktësisht në: Los Angeles, Asbury Park, New York, Philadelphia, Michigan.

Në portal thuhet që të gjitha biletat janë shitur.

Por axhenda e saj për 2019-n nuk mbaron me kaq, pasi ajo është pjesë e listës së personazheve që do të performojnë në festivalin 3-ditor “Camp Bestival 2019”, që do të mbahet në datat 25-28 korrik.