SË SHPEJTI RIKTHEHET LIVE/ Vesa Luma zbulon surprizën e saj për fansat (VIDEO) – AlpeGossip
SË SHPEJTI RIKTHEHET LIVE/ Vesa Luma zbulon surprizën e saj për fansat (VIDEO)

SË SHPEJTI RIKTHEHET LIVE/ Vesa Luma zbulon surprizën e saj për fansat (VIDEO)

Këngëtarja Vesa Luma duket se nuk do ndalojë pas rikthimit në muzikë. Pak javë më parë ajo publikoi këngën më të re, një bashkëpunim që i gëzoi shumë fansat e këngëtares. Pas ‘S’paska qenë e shkrume’, Vesa ka dhënë një tjetër lajm të papritur për publikun.

Krahas një videoje të shkëputur nga koncerti i fundit i saj për publikun kryeqytetas, këngëtarja ka lajmëruar se shumë shpejt do përformojë sërish ‘live’. Megjithëse nuk e ka zbuluar ende vendin apo rastin që do e risjellë në skenë, fansat janë emocionuar shumë dhe mezi po e presin interpretimin e këngëtares. Kujtojmë se Vesa u distancua për një kohë të gjatë nga muzika pas largimit në Zelandën e Re. Me rikthimin në vendlindje ajo po këndon sërish dhe po sjell projekte muzikore të reja duke i rikthyer pas në kohë të gjithë adhuruesit e repertorit të saj.