“JAM ME FAT QË TË KAM”/ Kiara Tito perlotet në emision (FOTO) – AlpeGossip
“JAM ME FAT QË TË KAM”/ Kiara Tito perlotet në emision (FOTO)

“JAM ME FAT QË TË KAM”/ Kiara Tito perlotet në emision (FOTO)

Moderatorja shumë e komentuar, Kiara Tito ishte e ftuar pasditen e sotme tek “Rudina” ku foli për sezonin e ri të “Doktor Plastik”, por edhe për jetën private. Kiara u shpreh se ka një marrëdhënie shumë të mirë me tezen e saj e cila i kishte dërguar një video mesazh.

“Kiara që kur ke qenë e vogël kjo ka qenë ëndrra jote, të bëheshe një prezantuese e mirë, të sfiloje e të këndoje nëpër ekrane dhe ja ti sot ja arrite qëllimit. Je një vajzë me shpirt të madh, e edukuar, një vajzë e mrekullueshme dhe unë jam me fat që të kam. Të dua shumë”, u shpreh tezja e Kiarës, mesazh i cili e përloti moderatoren.

“Faleminderit shumë, ishte një surprizë shumë e bukur”, u shpreh Kiara me lot në sy.

Pas këtij momenti emocionus, Rudina e pyeti Kiarën edhe për marrëdhënien me Butrintin, por moderatorja sërish e mohoi duke u shprehur se janë vetëm miq.