“MË PRITI NË SHTËPINË TONË…”/ Ben Affleck bëri gjithçka që JLo të ndihej e veçantë ditën e saj të lindjes – AlpeGossip
“MË PRITI NË SHTËPINË TONË…”/ Ben Affleck bëri gjithçka që JLo të ndihej e veçantë ditën e saj të lindjes

“MË PRITI NË SHTËPINË TONË…”/ Ben Affleck bëri gjithçka që JLo të ndihej e veçantë ditën e saj të lindjes

Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Jennifer Lopez, mbushi 54 vjeç më 24 korrik dhe fansat e saj kanë qenë shumë kuriozë të zbulojnë se çfarë mori ajo për ditëlindje.

Ndonëse martesa e saj me Ben Affleck nuk po kalon ditët e saj më të mira, ai u sigurua që JLo të kalojë një ditëlindje të mrekullueshme.

Vetë Jennifer Lopez tregoi për festën që u zhvillua në pallatin e tyre 60 milionë dollarësh në Beverly Hills.

“Gjithmonë më ka pëlqyer ditëlindja ime në korrik! Moti është i ngrohtë dhe i qetë dhe ndihemi më të relaksuar”, tha ajo, duke shtuar: “Ben më priti në shtëpinë tonë të re me familjen dhe miqtë tanë më të afërt”.

“Të gjithë fëmijët ishin atje, ishte një ditë e mrekullueshme plot diell dhe e përkryer për një festë në pishinë! Jam jashtëzakonisht mirënjohëse që jam këtu ku jam sot në këtë pikë të rrugëtimit të jetës sime me kaq shumë njerëz të bukur dhe të kujdesshëm me të cilët mund t’i ndaj të gjitha”, shtoi ajo.