MOS NDODSHTA EINXHEL SHKIRA PO PRET BINJAKË? Ja si u përgjigj moderatorja – AlpeGossip
MOS NDODSHTA EINXHEL SHKIRA PO PRET BINJAKË? Ja si u përgjigj moderatorja

MOS NDODSHTA EINXHEL SHKIRA PO PRET BINJAKË? Ja si u përgjigj moderatorja

Dilema e disa javëve më parë ishte nëse Einxhel Shkira është apo jo shtatzënë. Dilema e ditëve të fundit është gjinia e bebes së saj.  Pas konfrimimit nga ana e moderatores se është në pritje të ëmbël, të shumta kanë qenë aludimet nëse Dagz dhe Einxhel do të bëhen me vajzë apo me djalë.

Në Twitter, ajo ka ndarë eksperiencën e saj me ndjekësit duke shkruar:

“Situata tipike shqiptare kur takon dikë që të sheh barkun. A-Lëre mos e diskuto se nga forma e ke djalë. Dy hapa më tutje takon një tjetër.

B-Uuuu e paske vajzë sigurt se duket nga barku. Mirë, një gjë është e sigurt deri tani që me këtë barkë do bëj o djalë o vajzë” .

Një nga fansat i ka propozuar që t’iu thotë që ka dy, edhe djalë edhe vajzë. “Si dihet” – është shprehur Einxhel duke mos përjashtuar mundësinë që të ketë binjakë.