Kim Kardashian dhe Kanye West shpëtojnë shtëpinë e tyre dhe të fqinjëve nga flakët (FOTO) – AlpeGossip
Kim Kardashian dhe Kanye West shpëtojnë shtëpinë e tyre dhe të fqinjëve nga flakët (FOTO)

Kim Kardashian dhe Kanye West shpëtojnë shtëpinë e tyre dhe të fqinjëve nga flakët (FOTO)

Zjarret në Kaliforni i morën jetën 31 personave dhe shkrumbuan mbi 177 shtëpi ndër to edhe të shumë yjeve të Hollywood-it. Këta të fundit kanë bërë thirrje që të gjithë të kontribuojnë që të ndihmohen të gjithë njerëzit në nevojë që humbën shtëpitë në këtë katastrofë.

Por çifti Kanye West dhe Kim Kardashian e mbrojtën shtëpinë e tyre por bashkë me të edhe të shumë familjeve që ndodheshin në atë zonë. Ata kanë punsuar një kompani private zjarrëfikësish të cilët kanë bërë të mundur mos përhapjen e flakëve. Zjarri i fuqishëm kishte mbërritur tashmë deri në oborrin e shtëpisë së re të çiftit por skuadra e zjarrëvikësve privatë shkruan “TMZ” ka hapur disa kanale në tokë duke ndaluar përhapjen e flakëve.

Nga kjo kanë arritur të shpëtohen edhe shumë shtëpi të fqinjëve dhe ata janë shumë falenderues kundrejtë Kim dhe Kanye sepse e gjithë zona mund të ishte bërë shkrumb e hi.