E PËRMENDI NË KËNGËN E RE/ Ky është reagimi i ish të dashurit të Ariana Grandes - AlpeGossip
E PËRMENDI NË KËNGËN E RE/ Ky është reagimi i ish të dashurit të Ariana Grandes

E PËRMENDI NË KËNGËN E RE/ Ky është reagimi i ish të dashurit të Ariana Grandes

Thank u, Next” është kënga e re e Ariana Grandes ku ajo praktikisht i bën një dedikim të vogël të gjithë ish të dashurve të saj. Po, këtu përfshihet dhe i ndjeri Mac Miller dhe ish i fejuari Pete Davidson.

Kënga doli të hënën që lamë pas dhe po shpërndahet masivisht në rrjetet sociale ku në fakt fansat e yllit të popit po e quajnë projektin muzikor një “diss” kundrejt ish partnerëve të saj.

Gjithsesi ajo ka thënë se Big Sean dhe Pete Davidson e kanë dëgjuar këngën para se të dalë dhe nuk e ka pasur për qëllim ti ofendojë por e ka bërë të gjithën në kontekstin e shakasë. I këtij mendimin ka qenë dhe ish i dashuri i saj Ricly Alvarez. Ariana u shoqërua me të nga viti 2015 në 2016 në kohën që ai punonte si kërcimtar në turin e saj nëpër botë. Me anë të një videoje në story-t e Instagramit ai shfaqet duke dëgjuar pjesën ku përmendet në këngë dhe reagimi është shumë për të qeshur.

 

Në fillim e këngës dëgjohen rrjeshtat: “Mendoja se do përfundoja me Sean por ai nuk ishte pjesa që mungonte/ Shkruajta disa këngë për Rickyn, tan i dëgjoj dhe qesh/Gati sa nuk u martova, dhe për Pete jam shumë mirënjohëse/ Do doja ti thoja faleminderit Malcolmi-t sepse ai ishte një ëngjëll’’. Siç mund ta shikoni Ricky ka rrjeshtat më të këqija në këngë, por siç duket ai e ka marrë me të qeshur. Në postimin e rradhës në Instagram ai ka shkruajtur “ Asgjë përveçse mirënjohje, faleminderit për “next”, këngët janë zjarr”.

Reagimi i Alvarez i ka pëlqyer dhe vetë Arianës e cila ka postuar videon e tij po në Instagram dhe i kërkon falje: “Më fal që të kam kushtuar rrjehstat më të këqija në këngë, ti e di që i kam thënë me dashuri”.

Në fakt po të shohësh dhe pjesën tjetër të tëkstit të Arianës, ajo këtë këngë e ka bërë që ti tregojë të gjithëve çfarë ka mësuar nga eksperiencat me të dashurit të saj dhe si ka arritur ta marrë veten nga zhgënjimet e dshurisë.