Këngëtari dhe producenti Flori Mumajesi ka bërë reagimin e parë pas 6 mujash heshtje. Në një video që ka publikuar në profilin e tij në Instagram, Flori shprehet se ka humbur instiktin e postimeve.
Me një fytyrë të prerë, i dobësuar dhe me një zë ndryshe nga herët e tjera, Mumajesi tregon se i do shumë njerëzit që e kanë uruar dhe mbështetur gjatë gjithë kohës. Ai shprehet se do të kthehet shumë shpejt.
“U bë kohë pa postuar dhe ndoshta kam humbur pak instiktin e postimeve. Por s’kam humbur diçka që mendoj se është shumë e rëndësishme, është mirënjohja. U jam mirënjohës të gjithëve atyre që më kanë shkruar mesazhe, më kanë shkruar, uruar, familjarë, kolegë, të njohur e të panjohur. Çdo mesazh dhe urim ka qenë një përqafim dhe një motivim për të më bërë të kthehem pranë jush. Qoftë si Flor fizikisht, ashtu edhe si Flori në muzikë.
Faleminderit për çdo urim. Gëzuar, edhe juve ju paça për çdo urim dhe shëndetshëm e të lumtur. Faleminderit,”– dëgjohet të thotë Flori në video.
Prej muajsh të tërë, ylli shqiptar nuk kishte publikuar asgjë në rrjetet scoiale. Panorama botoi një artikull ku shkruante se këngëtari ishte zhytur në borxhe dhe kishte falimentuar. Flori u pa krah grupit të tij në një postim të publikuar nga Klajdi Haruni, por vetë këngëtari nuk bëri asnjë reagim.
Para tre ditësh producenti mbushi 37 vjeç.