Edhe për ditën e sotme ashtu siç është bërë tashmë traditë, AlpeNews.al do t’ju njohi me komentet më pikante të ditës.
Fansat “sy mprehtë” janë të aftë të kapin çdo detaj apo të analizojnë të jetës së tyre duke servirur kështu thashetheme në rrjete sociale.
Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka publikuar disa foto në faqen e saj në Instagram ku ndodhet në “kopshtin e tulipanëve”. Ajo duket fiks si një personazh filmash vizatimore, si një barbie. Por jo të gjithë e shohin kështu në këto foto, njëri prej fansave i ka shkruajtur:” plasi photoshopi bobo”, duke treeguar se fotot nuk janë kaq të arrira në të vërtetë.
Roza Lati siç duket merr komentet më të shumta pikante. Njëri nga ndjekësit e saj ja thotë troç se i ka të gjitha tiparet e bukura të bëra dhe jo natyrale.” Shume e shpifur komplet te bera” shkruan ai.
Nga ana tjetër kemi këngëtaren Xhensila Myrtezaj, e cilaka disa ditë që ka shkuar bashkë me Besin në Izrael. Ndërsa ka pozuar përpara një dere prej druri e dielli i jep dritën e duhur, dikush duket i lodhur nga këngëtarja dhe i lë komentin:” Te iku Mooda edhe ty tani”… Ndoshta ka dashur t’i shpreh se nuk bën më asnjë përshtypje ndër VIP-at shqiptarë, ose thjesht po e “thumbon”.
ALPEgossip.al