“KAM OFENDU MAMIN TIM, MAMIN E RENEES…”/ Robert Berisha kërkon publikisht falje për deklaratën mbi gratë – AlpeGossip
“KAM OFENDU MAMIN TIM, MAMIN E RENEES…”/ Robert Berisha kërkon publikisht falje për deklaratën mbi gratë

“KAM OFENDU MAMIN TIM, MAMIN E RENEES…”/ Robert Berisha kërkon publikisht falje për deklaratën mbi gratë

itë më parë këngëtari Robert Berisha i habiti të gjithë me deklaratën e tij dhënë për emisionin ‘Prive’ aty ku shprehej se nuk ka asgjë të keqe, nëse një mashkull ka dashnore dhe e lë gruan e tij në shtëpi.

Një deklaratë e tillë u shoqërua me kritika të forta nga publiku, disa e quanin një gjest të ulët dhe nuk prisnin që Roberti t’i thoshte këto fjalë.

Pas këtyre komenteve negative, Roberti ka treguar se është penduar për deklaratën e tij madje ka kërkuar falje publikisht.

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Wake Up” ai tha se pa dashur me deklaratën e tij ka ofenduar edhe femrat e familjes, përfshirë nënën e tij, Norën dhe vajzën Renee.

Nuk është çik deklaratë seksiste, por goxha shumë. Kam kërkuar falje, të dielën del te ‘E diell’. Kush nuk e njeh Robertin nga afër, edhe ndodh që ta keqkuptoj deklaratën time. Ishte thjesht një çast; unë kur dal para intervistave, nuk i shoh kamerat. Kërkoj falje për të gjitha gratë, nënat dhe motrat shqiptare që janë prekur, ato nuk e njohin Robertin dhe unë nuk mendoj ashtu siç doli deklarata. Kam ofenduar mamin tim, mamin e Renees dhe të gjitha femrat e familjes sime”, përfundon fjalën e tij Roberti.