"R" SI ROMEO, "J" SI JULIETA/ Jonida Maliqi i bën të gjithë konfuzë për raportin me Romeon - AlpeGossip
“R” SI ROMEO, “J” SI JULIETA/ Jonida Maliqi i bën të gjithë konfuzë për raportin me Romeon

“R” SI ROMEO, “J” SI JULIETA/ Jonida Maliqi i bën të gjithë konfuzë për raportin me Romeon

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj u përfolën për ndarje mes tyre, megjithatë postimet nga vendet e njëjta i kanë bërë të gjithë të dyshojnë sërish për marrëdhënien e tyre. Ndërsa së fundmi në një intervistë për ‘Story’, Jonida Maliqi ka folur si rrallëherë për Romeon dhe raportin mes tyre. Ajo e quan ‘shok’, por shkon më tej kur thotë se nuk dëshiron t’i ndajë gjërat me të tjerët pasi i prishet lumturia.

Përdore një fjalë “romantike”. Romantike dhe Romeo, shkojnë bashkë duke u nisur edhe se si Shekspiri e ka projektuar atë dashurinë e famshme me këtë emër?

R për R thua ti. Edhe unë Jonida si Julieta…

Tani si është puna, ju luani me ne apo ne po luajmë me ju të dy?

U kënaqët ju kur luajtët me ne?! Tani do luajmë ne me ju. Po si luajmë ne, si shokë apo si më shumë se shokë. Kjo mbetet për t’u parë!

Atëherë si ta kuptojmë ne që jeni më shumë se shokë?

Po çfarë ju duhet ju njëherë! (Qesh)Nuk hani bukë, nuk ju zë gjumi natën? Apo do ndjeheni më të lumtur. Se nëse do të ndjeheni më të lumtur unë direkt e them, por kam frikën se mos mërziteni!

Do ndjehemi të lumtur sigurisht, se do besojmë më shumë tek ekzistenca e dashurisë…

Ju mendoni se ka njerëz kaq dashamirës?! A ia vlen ndonjëherë t’i ndash gjërat që i do, me të tjerët? Sepse unë gjithmonë kam qenë shumë strikte në këtë sens. Pavarësisht faktit se unë me shpirt, ndjehem ashtu si çdo njeri që ndjehet i mbushur, e që do të donte ta ndante me gjithë botën. Por unë i tremben lumturisë, sepse ajo është aq e bukur, por edhe e frikshme. Prandaj kur u bë publike, kam qenë shumë nën tension, sepsei kudo ku shkoja, qoftë edhe njerëzit e thjeshtë kënaqëshin me video apo me foto. Çfarë nxjerr në fund fare, çfarë po bëj të jashtëzakonshme? Asgjë! Po jetoj jetën time. Kështu gëzuar!

Gëzuar edhe me trashëgime!

Faleminderit! (qesh)

Po Romeo ku ndodhet tani?

Pse s’e pyet vetë, mund ta pyesësh tani. (Qesh)

Për pyetjen që po bëhet live, duam dasmë pas karantinës si mund të përgjigjesh?

E para çështja e dasmës është për t’u diskutuar. Është shumë e rëndësishme të përjetosh çdo gjë ashtu siç vjen. Kam frikë, me gjithë situatën që ka ndodhur në këtë periudhë, kam shumë frikë nga planet. Vetëm asaj i trembem, dhe është e vetmja gjë që më ka bërë të reflektoj gjatë.

Beson tek dashuria e vërtetë në këtë kohë, kur çfarë nuk dëgjojmë e çfarë nuk na shohin sytë?

Gjithmonë kam besuar. Kam qenë nga ato vajzat që kam ëndërruar për fustanin e bardhë, kam ëndërruar për familjen perfekte. Jam rritur në një familje me shumë dashuri, familjarët më kanë ndihmuar për të vazhduar ëndrrën time që në fëmijëri. Për mua një qenie pa dashuri, një qenië pa lumturi, pa vetëbesim, pa ndjeshmëri, c’kuptim do të kishte? Është shumë e rëndësishme, dashuria të bën më të bukur, të bën njëri më të mirë, të bën njëri më frymëzues, më krijues, kështu që në të gjitha dimensioned e saj, mendoj që çdokush duhet të luftojë për të qenë i dashuruar dhe i realizuar. Nuk do të thotë kjo vetëm në marrëdhëniet në çift, sepse unë kam tim bir që më përmush maksimalisht, kam familjarët e mi. Por në çift është pastaj ajo që të bën të qeshësh, të ndjehesh femër, e dëshiruar nga dikush, e joshur. Dhe ne femrat vdesim për këtë!

Kur jeni bashkë e bën më shumë ti për të

qeshur Romeon, apo ai ty. Dhe është me ty në këto momente?

Jo, është Dani, Dani me gotën e verës. (Qesh) Nuk të them tani më. Në bazë të profesioneve që kemi sigurisht që… Dëgjo, unë Romeon e kam shumë xhan, e kam shumë shok.

Po mos thuaj “e kam shok”…

Në të tilla raste s’ke ç’të thuash!