ÇFARË KA NDODHUR? Sindi e “Për’puthen”, akuzohet se po mashtron për jetën private – AlpeGossip
ÇFARË KA NDODHUR? Sindi e “Për’puthen”, akuzohet se po mashtron për jetën private

ÇFARË KA NDODHUR? Sindi e “Për’puthen”, akuzohet se po mashtron për jetën private

Vetëm pak kohë më parë, Sindi Loci, e njohur si ish-konkurrentja e virgjër e “Për’puthen”, zbuloi se është në një lidhje dashurie, por që ndjekësit jo vetëm që s’e besojnë, por e konsiderojnë këtë deklaratë thjesht një mashtrim apo alibi që ajo ka ndërtuar mbi jetën e saj private.

Ajo tregoi shumë detaje për partnerin që i ka vjedhur zemrën, por kjo nuk zgjati për shumë kohë. Mbrëmjen e djeshme 22-vjeçarja iu përgjigj të gjitha pyetjeve të ndjekësve në lidhje me marrëdhënien e saj të re. E pyetur nëse është e dashuruar, Loci tha: “Po, mendoj se jam”.

Sindi ka shprehur dëshirën për ta mbajtur sekret partnerin e saj, mirëpo ndjekësit ende e pyesin se kur do të postojë një foto me të, për ta prezantuar me të gjithë, meqënëse tashmë është një figurë publike.

“Do të kujdesem shumë që gjithçka të qëndrojë private aq sa mundemi… nuk duam që vëmendja e publikut të interferojë në asnjë moment në atë çfarë ne kemi”.

Por kjo gjë ka bërë që disa ndjekës të dyshojnë për lidhjen e ish-konkurrentes.

“Po çfarë të dashuri o Sind se sa dolët nga ‘Për’puthen’ ju gjetët të dashur, mashtroni njerëzit kot”, i shkroi ndjekësja, së cilës Sindi iu përgjigj: “Kam katër muaj që s’jam më pjesë e ‘Për’puthen’. Nuk do të mashtroja askënd për asnjë arsye. Jo për gjë, po unë as nuk gënjej dot, s’ia kam idenë. Më del gënjeshtra përnjëherë”.

E pyetur se si partneri e bëri për vete, Sindi shkroi: “Për vete më bëri me shikimin si fillim. Kur bisedojmë duket sikur humb në sytë e mi edhe sikur koha ndalon. Pastaj nuk e di, më jep gjithmonë atë ndjesinë e paqes kur jam me të. Do të m’u deshte gjithë nata të ta shpjegoja”.


Ndjekësit ende nuk binden se Loci është në një lidhje dashurie, e një tjetër ndjekës i shkroi: “Përderisa je figurë publike, atëherë përse duhet ta mbash sekret emrin e të dashurit, apo nuk e ke një të tillë”.

Sindi Loci ia ktheu: “Pikërisht pra se jam ‘aq figurë publike’! Nëse ti thua që nuk kam, vazhdo mendo ç’të duash zemër”.

Ndërkohë Sindi, e cila ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga ish-konkurrentet më të përfolura të “Për’puthen”, është përfshirë shpesh në debate me ish-konkurrentë të tjerë, gjë që e ka vendosur atë në qendër të vëmendjes mediatike.

Së fundmi, Sindi ka qenë e ftuar në emisionin “Në pranga”, ku iu është përgjigjur disa pyetjeve ngacmuese sidomos në lidhje me jetën e saj private. E pyetur se kë do të zgjidhte mes Bora Zemanit dhe Alketa Vejsiut si prezantuese, pa hezituar ajo tha emrin e Alketës.

“Alketa Vejsiu është këtu lart për prezantueset (bën me shenjë), të tjerët duhet të vijnë 100 vende poshtë. As që diskutohet që është moderatorja më e mirë në Shqipëri. Është faktike, nuk është thjesht mendimi im”, u shpreh Sindi, teksa theksoi se në “Love Story” do ta konsideronte pjesëmarrjen vetëm për Alketën.

Por si të mos mjaftonte kjo, Sindi zgjodhi Vera Grabockën si producenten më të mirë kur u vendos përballë zgjedhjes Olsa Muhameti apo Vera Grabocka?

“Nuk e njoh personalisht, por mbahet si një nga producentet më brilante”, tha ajo.

Në bazë të këtyre përgjigjeve, Sindi la të kuptohet se jo vetëm që nuk i ka ruajtuar raportet e mira me stafin që ka bashkëpunuar më herët, por burime pranë saj tregojnë se ajo po përgatitet të marrë pjesë në sezonin e ri të “Love Story”, që këtë herë do të ketë një princ dhe një princeshë në kërkim të partnerit, pra dy protagonistë.