”TË NDRYSHON JETËN”/ Elita flet për eksperiencën e të pasurit një fëmijë – AlpeGossip
”TË NDRYSHON JETËN”/ Elita flet për eksperiencën e të pasurit një fëmijë

”TË NDRYSHON JETËN”/ Elita flet për eksperiencën e të pasurit një fëmijë

Siç dihet muaj më parë moderatorja Elita Rudi dhe reperi i njohur Gjiko, u bënë prindër për herë të parë me një djalë. Vogëlushi Zëri është bërë shumë i njohur nga publiku dhe që tani ka fansat e tij, pasi prindërit i publikojnë vazhdimisht foto në rrjete sociale.

Që nga momenti i ardhjes së tij në jetë, Instagrami i Elitës, është bërë një pasqyrë e përditshmërisë me të birin, ku shihen ndryshimet që ai pëson nga dita në ditë me rritjen. Së fundmi moderatorja ka publikuar një foto së bashku me Zërin dhe ka treguar se të pasurit një fëmijë, e ndryshon rrënjësisht jetën e njeriut.

“Të kesh një fëmijë është një ndryshim në jetën e një njeriu. Të jep të gjitha prespektivat se pse duhet të zgjohesh çdo ditë. Mami të do shumë”, ka shkruar Elita krahas fotos.