Këngëtaret shqiptare janë 2 mamatë e futbollistëve të ardhshëm: Ai super golashënuesi është djali im – AlpeGossip
Këngëtaret shqiptare janë 2 mamatë e futbollistëve të ardhshëm: Ai super golashënuesi është djali im

Këngëtaret shqiptare janë 2 mamatë e futbollistëve të ardhshëm: Ai super golashënuesi është djali im

Shpesh prindërit thonë se mrekullia më e madhe në jetë është fëmija dhe padiskutim që sa herë që ata mësojnë të bëjnë gjëra të reja mami dhe babi janë ata që emocionohen më së shumti për çdo aftësi që përvetësojnë fëmijët e tyre.

Siç dihet mamatë janë shumë fort të lidhur me fëmijët sidomos me çunat. Ato përpiqen që t’ua plotësojnë të gjitha kushtet dhe ti argëtojnë në mënyrat nga më të ndryshmet e një prej tyre është edhe futbolli . Dy “futbollistë” shumë të këndshëm u kanë dhënë nënave të tyre arsye për t’u lumturuar e krenuar me ta. Jemi duke folur për Fernandon dhe Paridin.

Ciljeta Xhilaga dhe Ingrid Gjoni përveçse janë shoqe shumë të mira prej vitesh, me të njëjtin profesion, këngëtare të njohura, janë të dyja nëna beqare dhe po i rrisin vetë djemtë e tyre kanë edhe një të përbashkët tjetër; çunat e tyre janë futbollista triumfues, janë golashënues dhe tifozet më të zjarrta kanë pikërisht nënat e tyre.

Mjafton ti ndjekësh në Instagram, si Ingridin si Çiljetën dhe në morin e postimeve që ato bëjnë me të voglin e tyre, mes tyre gjen video të momentit ku Fernando apo Paridi kanë shënuar gol në rrjetë. Të dy çunat mesa duket luajnë vazhdimisht kalçeto dhe e kanë hobi futbollin gjë të cilën edhe mamatë e tyre duket se e kanë vënë re dhe i kanë mbështetur dy të vegjlit e tyre.

Nuk janë vetëm Fernando dhe Paridi ata që lumturohen, padiskutim më krenaret janë Çiljeta dhe Ingridi të cilat ndoshta një ditë nëse çunat do të vijojnë të kenë pasion futbollin aq sa ta kthejnë edhe në profesion, do mund të thonë: Ai supergolashënuesi është djali im!

Kur shenon Fernando ⚽️😍Goooool

A post shared by Ciljeta Xhilaga (@ciljetaxhilaga) on

Paridi gooool🌟👌👏👏👍🏻❤️zemra ime

A post shared by Ingrit Gjoni (@ingritgjoniii) on