6 MIJË EURO NË FATURË PËR NJË FOTO? Ermal Mamaqi sqaron të vërtetën (VIDEO) – AlpeGossip
6 MIJË EURO NË FATURË PËR NJË FOTO? Ermal Mamaqi sqaron të vërtetën (VIDEO)

6 MIJË EURO NË FATURË PËR NJË FOTO? Ermal Mamaqi sqaron të vërtetën (VIDEO)

Ditën e sotme në rrjet qarkulloi një lajm sipas të cilit Ermal Mamaqi i kishte shtuar klientit 6000 euro në faturë për vetëm një foto me të në restorantin “Me Nam”. Bashkë me lajmin ishte bashkëngjitur dhe mesazhi që pretendohej të ishte dërguar nga klienti i restorantit në një ndër portalet më të ndjekura në vend.

Mesazhi: Mirembrema joq. Kisha njerezit e mi qe kane ardhe nga amerika dhe kishin deshire te vinin tek lokali Ermalit. Ne fund kerkuam foto dhe shiko cfare na solli Kamarieri ne fund. As ne Hollywood nuk ndodhin kto. Edhe pse mund te duket si shaka na faturuan per turp! Me te qeshur me te ngjeshur na kerkuan 6000 euro si pjese e trajnimeve te tij…

'6000€ për 1 foto', rrengu i Ermalit për portalet na

Mirëpo, me anë të një videoje të publikuar në Instagram, Ermali ka sqaruar të vërtetën. Producenti ka treguar se bëhej fjalë për një rreng, madje mesazhi i dërguar te portali ishte shkruar nga vetë ai.

Ermali ka zbuluar se portali jo vetëm që e ka publikuar mesazhin, por i ka shtuar dhe fjalë të tjera. (Edhe pse mund te duket si shaka na faturuan per turp! Me te qeshur me te ngjeshur na kerkuan 6000 euro si pjese e trajnimeve te tij).

'6000€ për 1 foto', rrengu i Ermalit për portalet na

Foto e mesazhit të vërtetë

Kështu, ai ka dashur të provojë se si nuk ka asnjë standart që vërteton lajmin para se të publikohet. Producenti është ndalur dhe te lajme të tjera të pavërteta rreth tij duke i sqaruar të gjitha.

'6000€ për 1 foto', rrengu i Ermalit për portalet na

“Miq po bëj këtë video sepse dua të ndaj diçka me ju.

Para disa ditësh tek po rrinim këtu te lokali im mendova t’i bëj një rreng njërit nga portalet më të ndjekur në Shqipëri.

Morëm një faturë dhe shkruajtëm një rrjesht sikur kishim faturuar 6000 euro një klient për një foto me mua. Dhe ja derguam portalit duke i shkruar fiks këtë mesazh ankues.

Dhe ata e hëngrën. (Peshk që bie në grep). E postuan lajmin madje duke i shtuar dhe fjalë të tjera që ne nuk i kishim thënë. (Gabiiiim). Dhe e dini nga e di? Sepse e kemi shkruar dhe derguar vetë atë faturë në redaksi.

E bera këtë miq për dy arsye:

1. Që ti bënim reklamë restorantit “Menam”. Une bëj foto me klientët si cdo moment që bëj foto në rrugë me njerëz që duan të dalin me mua.

2. Që të kuptoni si funksionon Bota e Portaleve. Mediat online.

Nuk ka asnjë filtër, nuk ka asnjë standart që të vërtetojë lajmin para se të publikohet.

Eshtë një informacion kaq vulnerable dhe i pabesueshëm saqë ti nuk di me kujt t’i besosh. Si pronar “xing.al”, sigurisht që dhe ne nuk përjashtohemi nga ky vulnerabilitet informacioni për shkak të presionit dhe shpejtesisë që media online kërkon për të qëndruar në krye të tregut por kurrë me dashakeqësi dhe gjithmonë duke bërë të pamundurën për të verfikuar dhe mos cënuar njeri.

Sgurisht që detyra e medias është të denoncojë dhe të thotë të vërtetën. Por të thotë të vërtetën dhe jo të shpifë nga një sinjal që dikush dashakeq dërgon për ty. Ashtu siç ndodhi disa ditë më parë me një lajm qe u publikua për mua një lajm që une kam pushtuar një liqen në Valbonë dhe që badigardët e mi u përleshën me njerëzit që donin të vizitonin liqenin.

E para une nuk kam badigard dhe e dyta ne ishim në një séance meditimi dhe ishim ulur në zonën e liqenit. Si mund të luftojnë ca njerez që kanë mbyllur sytë dhe po mendojnë pozitivisht?

Personalisht i kam hequr nga rrjetet e mija të gjithë portalet që sjellin negativitet dhe nxisin urrejtje per njerëzit.

Ashtu siç shkruhej dhe në lajmin e fundit ku gazetari shkruan se me te ngjeshur i detyrojmë njerezit që të jenë pjesë të trajnimeve nga 20.000 euro.

Miq, e para ne nuk detyrojmë njeri dhe e dyta jemi të vetmit që kemi një rregull. Eja dhe nëse trajnimi nuk të pelqeu atëherë të kthejmë paratë 100% mbrapsht.

Pavarsisht se e kuptoj nga buron gjithe ky negativitet dhe mllef kundër njerëzve që duan të ndajnë histori suksesi dhe menyra si të jesh i lumtur desha t’iu kërkoj një nder. Kur të shikoni lajme të tilla, ose të jeni gati për të komentuar me lloj lloj fyerjesh nëpër komentet e lajmeve te njerezve publikë mendohuni pak.

Mbyll sytë dhe mendoje pak veten në vendin e personit qe po mallkon. Pasi ky person ka familje, femije, miq dhe kolegë të cilët do të preken nga ky koment i joti për këtë lajm të pavërtetë.

Miq, në fund të ketij sqarimi ju falenderoj që me degjuat dhe ju uroj cdo te mirë.

Rikthehemi me trajnimet në shtator. Fokus te e mira dhe merruni më pak me lajme dhe portale sepse do te rregulloni ndjeshem kualitetin e jetës tuaj.

Paqe.Ermali”, shprehet Ermali në video.

VIDEO