Rihanna për “British Vogue”: Jam krenare për fundshpinën dhe për format e mia (FOTO) – AlpeGossip
Rihanna për “British Vogue”: Jam krenare për fundshpinën dhe për format e mia (FOTO)

Rihanna për “British Vogue”: Jam krenare për fundshpinën dhe për format e mia (FOTO)

Rinnana në kopertinën e “Vogue” në Britaninë e Madhe. Pas suksesit të saj si këngëtare, 30-vjecarja ka provuar edhe ekranin e madhe të kinemasë më filmin “ Ocean’s 8” në krah të aktoreve të njohura Sandra Bullock dhe Cate Blanchett.

Kohët e fundit Rinnana është kritikuar shumë për format e saj të bëshme. Në intervistën, e cila do të publikohet në muajin shtator këngëtarja ka folur për marrëdhënien që ka me trupin e saj dhe se nuk ka ndërmend ta ndryshojë sepse i pëlqen ashtu siç e ka.

“Jam krenare që jam një femër e botës së spektaklit me këto lloj formash, me këtë fundshpinë me këto kofshë”- ka thënë 30-vjecarja. Rihanna është e para femër me ngjyrë që ka pozuar për “British Vogue” dhe ky botim është quajtur më i rëndësishmi i të gjithë vitit.

Mediat kanë zbuluar vetëm pak gjëra të kësaj interviste të gjatë me yllin e muzikës botërore. Ajo ka thënë gjithashtu se ka ndërmend të nisë palestrën, jo për t’u dobësuar por vetëm për të krijuar forma të rrumbullakëta dhe seksi.