DO BËHEN PRINDËR TË NJË VAJZE/ Pamje të reja nga festa e gjinisë së bebit e organizuar nga Luiz Ejlli dhe Kiara Tito – AlpeGossip
DO BËHEN PRINDËR TË NJË VAJZE/ Pamje të reja nga festa e gjinisë së bebit e organizuar nga Luiz Ejlli dhe Kiara Tito

DO BËHEN PRINDËR TË NJË VAJZE/ Pamje të reja nga festa e gjinisë së bebit e organizuar nga Luiz Ejlli dhe Kiara Tito

Prej javësh kanë qarkulluar lajme në media të ndryshme se çifti i njohur Kiara Tito dhe Luiz Ejlli po bëhen prindër për herë të parë. Por nuk kishte ende një konfirmim apo hedhje poshtë të këtyre zërave nga çifti, të paktën deri më tani. Luiz Ejlli sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor që mban titullin “Frymë”. Këngë erdhi si surprizë për të gjithë fansat e artistit. Luizi dhe Kiara kanë konfirmuar me videoklipin mjaft të ëmbël se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Çifti do të sjellë në jetë një vajzë dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.

Luizi dhe Kiara kanë organizuar disa ditë më parë në fshehtësi një festë me familjarët dhe miqtë e tyre të afërm për të zbuluar gjininë e bebit, ku të gjithë ishin të veshur me të bardha dhe në një ambjent të hapur. Disa skena nga festa janë parë edhe në videoklipin e këngës së Luizit ama pak më parë Kiara ka postuar të tjera pamje nga kjo festë dhe kjo ditë e veçantë për ta.

FOTOT