RIKTHEHET FUQISHËM ANXHELA PERISTERI/ Shpirti na e di lumturinë që po ndiejmë (VIDEO) – AlpeGossip
RIKTHEHET FUQISHËM ANXHELA PERISTERI/ Shpirti na e di lumturinë që po ndiejmë (VIDEO)

RIKTHEHET FUQISHËM ANXHELA PERISTERI/ Shpirti na e di lumturinë që po ndiejmë (VIDEO)

Këngëtarja sapo ka publikuar këngën me titull “Shpirti ma di”, e punuar nga Threedots dhe Kledi Bahiti.

Në këngën e shkruar nga vetë ajo, Anxhela vajton për dashurinë e humbur.

“Do të përgjërohesh, të më bësh për vete ti. S’do e pranoj se shpirtin ma di” – këndon mes rreshtave Anxhela Peristeri.

 

Mirëpo ky është vetëm fillimi i një pune shumë të madhe, pasi Anxhela paralajmëroi se i gjithë projekti do të finalizohet në muajin nëntor, me recitalin e  saj të parë.

“Kënga ime me e re sapo doli! Ky është vetëm fillimi i një pune të jashtëzakonshme që do finalizohet në recitalin tim të parë në muajin Nëntor!” – shkruan krahas videos së publikuar në “Instagram” Anxhela Peristeri.

 

Këngëtarja Anxhela Peristeri rrëmbeu çmimin e parë në festivalin e “Këngës Magjike” në vitin 2017 me këngën “çmendem”, të cilën e risolli më vonë edhe në versionin anglisht.