Ditën e djeshme bëri bujë në media një deklaratë e motrave Koçi të cilat kritikonin artistët shqiptarë duke thënë se i blejnë klikimet pasi marrin miliona të tilla brenda orës, ndërkohë që artistët me famë botërore si Maluma dhe Madona mezi kanë arritur 3 milion për 24 orë.
Të shumtë ishin ata që menduan se kjo deklaratë e tyre ishte një thumbim për këngëtaren Dhurata Dora dhe këngën e saj më të fundit e cila ka kapur shumë klikime në Youtube. Mirëpo, lidhur me këtë deklaratë ka reaguar së fundmi edhe moderator i emisionit “Trokit”, Ermal Peçi i cili po ashtu si Eni dhe Greta ka thumbuar artistët shqiptar.
“3 milion për 24 orë? Kaq pak për 2 emrat më me influencë? Këngëtarët tanë shkojnë miliona për një orë Madonna do ndihmë?.”, ka shkruar ai duke etiketuar Madonën dhe Malumën. Më pas Ermali ka thënë se Madona i ka kthyer përgjigje në lidhje më këtë postim të tij.
“Hey Ermal, unë nuk pëlqej të blej klikime, e di është një tendencë shqiptare por jo për mua”, shkruhet në postimin e Ermalit.