Më shumë se 75 femra shqiptare janë arratisur drejt Sirisë për t’iu bashkuar Shtetit Islamik, duke marrë me vete edhe të vegjlit e tyre, të cilët po rriten mes tmerreve të luftës.
E tillë është edhe historia e Ermira Sekiraqas, e cila ka shkuar para katër vitesh në Siri, së bashku me burrin e saj.
Por ky i fundit cili u vra duke luftuar krah organizatës terroristëve dhe që atëherë, ajo ka mbetur e ngujuar në Ain Issa me dy fëmijët.
E gjendur mes tmerreve, tashmë Ermira po kërkon ndihmë për t’u kthyer në Kosovë.
Vëllai i saj, Artoni shprehet se e motra e ka kontaktuar në rrjetet sociale dhe se po i përgjërohet ta shpëtojë.
Ai ka dëgjuar edhe zërin e nipit të tij, Ismailit, i cili kërkon ta marrë që aty.
I vogli dëgjohet duke thënë nga ana tjetër e telefonit:
O dajë eja merre Ismailin, të dua!”
Tashmë Artoni kërkon ndihmën e qeverisë së Kosovës për të shpëtuar të motrën dhe fëmijët e saj nga tmerri ku po jetojnë.
Para katër vitesh, Ermira Sekiraqa kishte shkuar në Siri së bashku me burrin e saj i cili u vra duke luftuar krah organizatës terroriste ISIS. Ajo ka mbetur e ngujuar në Ain Issa të Sirisë me dy fëmijët që i lindi atje. Ermira po kërkon ndihmë për tu kthyer në Kosovë.
Posted by Jo në emrin tim on Dienstag, 6. März 2018