UPS! Donaldi dhe Romeo i bëjnë gjërat serioze, shkojnë në dasmë me Jonidën dhe Borën – AlpeGossip
UPS! Donaldi dhe Romeo i bëjnë gjërat serioze, shkojnë në dasmë me Jonidën dhe Borën

UPS! Donaldi dhe Romeo i bëjnë gjërat serioze, shkojnë në dasmë me Jonidën dhe Borën

Prej kohësh në media është përfolur se dy binjakët e “Al Pazar” Romeo dhe Donald Veshaj janë në lidhje dashurie, Donaldi me Bora Zemanin dhe Romeo me Jonida Maliqin. Ata kurrë nuk kanë folur ne lidhje me këto lajme, megjithatë detaje të ndryshme i kanë nxjerr zbuluar.

Pak ditë më parë në media qarkulloi një video ku Romeo dhe Jonida ishin filmuar në një pishinë duke u përqafuar dhe duke kaluar pushimet bashkë. Ndërkohë, se fundmi është vërë re se që të dy vëllezërit po i bëjnë gjërat serioze me Borën dhe Jonidën.

Mbrëmjen e djeshme, Romeo dhe Donaldi kanë qenë në dasmën e shokut të tyre, ndërkohë që janë shoqëruar nga Jonida dhe Bora. Të katërt kanë publikuar foto dhe video nga momenti i martesës duke treguar hapur se ndodheshin në një vend.