A FLET ME ARJOLA DEMIRIN? Atdhe Xharavina i zbulon të gjitha për miqësinë e tij me aktoren e njohur – AlpeGossip
A FLET ME ARJOLA DEMIRIN? Atdhe Xharavina i zbulon të gjitha për miqësinë e tij me aktoren e njohur

A FLET ME ARJOLA DEMIRIN? Atdhe Xharavina i zbulon të gjitha për miqësinë e tij me aktoren e njohur

Raporti i Atdhe Xharavinës dhe Arjola Demirit është komentuar herë pas here në rrjetet sociale, ku shpesh është thënë se ka një krisje në shoqërinë e tyre.

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” dhe “Kepit të Tundimeve” ka folur disa kohë më parë në një intervistë për raportin e tij me Arjolën. Madje gjatë periudhës së “Big Brother VIP”, Atdheu hyri në shtëpinë e famshme për të sqaruar keqkuptimin që pati mes aktores së njohur dhe Antonela Berishës.

Sipas Xharavinës, ai u ndje i detyruar të rregullonte situatën për hir të shoqërisë që ka me aktoren. Ai tregoi se marrëdhënia mes tyre ka ndryshuar pak por kanë një miqësi shumë të sinqertë, pa interes dhe asaj mund t’i mbesë hatri për diçka shumë të vogël pra gjëra që rregullohen.

Ndërsa ditën e djeshme teksa ai ishte i ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel është pyetur për raportin e tij me Arjolën.

“Me Arjolën e kam thënë edhe publikisht që jemi shumë shokë, nuk është se ka ndodhur gjë thjesht ngaqë kam ‘follow’ Meridianin dhe Antonelën, i ka ngelur hatri. Madje, është mërzitur sepse kemi shoqëri.. më së pari kam me Arjolën, ka 7 vite dhe këta të dy kanë ardhur vonë. Pastaj, ndodhi çfarë ndodhi me ata, por gabim mendoj që është Arjola se çfarë kanë ata me njëri-tjetrin, nuk është…”, tha Atdheu.

“E keni folur këtë gjë me njëri-tjetrin?”, e pyeti Nevina Shtylla dhe Xharavina tha: “Jo nuk e kemi folur, por ne prapë flasim e prapë takohemi. Tani jemi sqaruar ne”.