Pas Turjan Hyskës edhe Orinda merr arratinë nga “Vizion Plus”. Ja ku do ta shohim… – AlpeGossip
Pas Turjan Hyskës edhe Orinda merr arratinë nga “Vizion Plus”. Ja ku do ta shohim…

Pas Turjan Hyskës edhe Orinda merr arratinë nga “Vizion Plus”. Ja ku do ta shohim…

Përpara disa javësh lajmi që moderatori i njohur Turjan Hyska do të braktisi televizionin ‘Vizion Plus’ dhe do të zhvendoset në televizionin ‘Klan’ bëri bujë në të gjitha portalet.

Madje u përfol se bashkë me të do të largohet edhe emisioni ‘Apartamenti 2xl’ së bashku me trupën e aktorëve.

Por mesa duket Turi dhe ‘Apartamenti 2Xl’ nuk janë të vetmit që do të braktisin televizioni e njohur, pasi sipas informacioneve të fundit nga ‘Iconastyle.al’ edhe bashkëshortja e Turit, moderatorja Orinda Huta do të ndjekë të njëjtat hapa.

Sipas burimeve Orinda po mendon të largohet nga ky televizion në të cilin ka punuar prej nëntë vitesh dhe po përflitet se do të zhvendoset së bashku me partnerin e saj në televizionin ‘Klan’.

Megjithatë ende nuk dihet nëse këto lajme janë të vërteta dhe se çfarë pozicioni do të mbaj Orinda në Tv Klan .