“KURRË MOS HIQ DORË”/ Stine ka një mesazh mjaft domethënës për të gjithë ndjekësit – AlpeGossip
“KURRË MOS HIQ DORË”/ Stine ka një mesazh mjaft domethënës për të gjithë ndjekësit

“KURRË MOS HIQ DORË”/ Stine ka një mesazh mjaft domethënës për të gjithë ndjekësit

Këngëtari i njohur Stine më datën 1 Qershor ka performuar në qytetin e Peshkopisë, aty ku është mirëpritur mjaft mirë nga fansat e tij të moshave të ndryshme.

I impresionuar, ai ka bërë një postim në llogarinë në Instagram, aty ku ka dhënë një mesazh domethënës dhe tepër të vlefshëm për të gjithë ndjekësit.

“Shumë e thjeshtë. Kurrë mos hiq dorë, sado ulje ngritje të ketë jeta. Edhe sa herë të mundohet ajo të të përplasi përtokë me surprizat e saj prapë se prapë beso në ëndrrën tënde, ki vullnet për atë që do dhe do arrish aty ku duhet. E dua qytetin tim. Dibra ime, Peshkopi. Faleminderit pa fund për mikpritjen spektakolare dhe shumë të sinqertë”, ka shkruar Stine krah videos ku të gjithë shfaqen duke kënduar njëzëri me këngëtarin.