DUA LIPA FESTON DITËLINDJEN/ Ja dhurata magjike që i dashuri i bën (FOTO) – AlpeGossip
DUA LIPA FESTON DITËLINDJEN/ Ja dhurata magjike që i dashuri i bën (FOTO)

DUA LIPA FESTON DITËLINDJEN/ Ja dhurata magjike që i dashuri i bën (FOTO)

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa, është kthyer tashmë në një ndër personazhet më të dashur për publikun në të gjithë botën. Ajo është përfolur shumë kohët e fundit për lidhjen me modelin, Anwar Hadid, me të cilin disa ditë më parë ishte dhe në Kosovë.

Dita e sotme është shumë e veçantë për Duan pasi ajo feston ditëlindjen. Bukuroshja shqiptare ka marrë një sërë urimesh dhe dhuratash, mirëpo dhurata më marramendëse ka qenë ajo e partnerit të saj.

Në një postim në ‘Instastory’, Dua ka zbuluar se Anwar i ka blerë asaj një gurë të çmuar. Dua ka publikuar një kuti brenda të cilit ndodhet guri i veçantë që është në nuancat e blusë dhe ka etiketuar të dashurin e saj.