HELIKOPTERI RRËZOHET NË PARK/ Raportohen dy të vdekur dhe një i plagosur – AlpeGossip
HELIKOPTERI RRËZOHET NË PARK/ Raportohen dy të vdekur dhe një i plagosur

HELIKOPTERI RRËZOHET NË PARK/ Raportohen dy të vdekur dhe një i plagosur

Të paktën dy persona raportohet se kanë vdekur dhe një tjetër është plagosur si pasojë e rrezimit të një helikopteri në një park në Florida.

Mediat lokale raportojnë se viktimat ishin në bordin e helikopterit, ndërsa personi i plagosur ishte në vendin ku ra helikopteri.

Pas rënies helikopteri ka shpërthyer në flakë, duke shkaktuar edhe dëme në disa banesa përreth.

Forcat e sigurisë mbyllën parkun deri në shuarjen e zjarrit.