Çifti shumë i dashur për publikun shqiptar, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman do të bëhen së shpejti prindër. Lajmin e konfirmuan edhe vetë ata duke zbuluar se do bëhen me djalë dhe Almeda është shprehur shumë e lumtur që Zoti do e bekojë me fëmijë. Mbrëmjen e djeshme ajo dhe Tolgahan janë fotografuar në Stamboll të veshur sportiv teksa janë përballur me gazetarët.
Tolgahani ka kërkuar që të mos i bëjnë pyetje, por një prej gazetarëve e ka pyetur nëse është e vërtet që kanë blerë një vilë të re. “Po e blemë”, është përgjigjur Tolgahan dhe çifti kanë vazhduar rrugën.
Në fotot e publikuara nga gazeta turke “Milliyet” Almeda shihet duke mbajtur dorën për ta mbuluar me xhup barkun.