Kylie Jenner adhuron të ëmën Kris Jenner dhe ky nuk është sekret! 21-vjeçarja ka dëshirë ta ketë të ëmën në çdo moment pranë, ndaj edhe kur ngjitet në avion, i kërkon ta përcjellë deri aty! Kylie është shprehur se dëshiron te jetë shëmbëlltyra e së ëmës edhe në biznes.
Kylie vërtetoi ditën e sotme, se mes tyre ka shumë ngjashmëri! Në disa foto të publikuara në “Insta Story”, nëna e Stormit shfaqej në “Facetime” me Kris Jenner dhe për çudinë e të gjithëve, Kylie kishte ndryshuar modelin e flokëve.
Ajo mbante një paruke të zezë me flokë të shkurtër dhe me balluke dhe dukej si binjake e Kris Jenner.
“Jam e fiksuar me ty Kris Jenner” – shkruan Kylie.