QARTË DHE PASTËR/ Mimoza flet për herë të parë për ndarjen nga Seldi: Jam e lumtur dhe…(FOTO) – AlpeGossip
QARTË DHE PASTËR/ Mimoza flet për herë të parë për ndarjen nga Seldi: Jam e lumtur dhe…(FOTO)

QARTË DHE PASTËR/ Mimoza flet për herë të parë për ndarjen nga Seldi: Jam e lumtur dhe…(FOTO)

Ndarja e Seldi Qalliut me Mimoza Shkodrën ishte një surprizë e hidhur për fansat, të cilët prisnin me padurim dasmën e çiftit. Por me 17 shtator, nga skena e spektaklit “Dance With Me”, Seldi pranoi se nuk ishte më i fejuar me këngëtaren shqiptare, me fjalët:

“Ndarja paska qenë e shkruar”!

Për herë të parë, edhe këngëtarja Mimoza Shkodra ka folur për ndarjen e bujdshme me Seldin në një intervistë për emisionin “Mirage”. Shkodra sqaroi se ishte ndarë dhe është shumë e lumtur, pasi fokusi i saj kryesor është muzika.

“Jam ndarë, jam single. Për momentin jam e ngarkuar me punë dhe mund të them lirisht që jam e lumtur. Nuk gënjej dot, jam rehat dhe e lumtur”, tha Mimoza duke theksuar se ka gjetur lumturinë tek muzika.