Flet spikerja që jep lajmet me c*ca jashtë: Shefi i Komisariatit ka ushtruar mbi mua… (FOTO) – AlpeGossip
Flet spikerja që jep lajmet me c*ca jashtë: Shefi i Komisariatit ka ushtruar mbi mua… (FOTO)

Flet spikerja që jep lajmet me c*ca jashtë: Shefi i Komisariatit ka ushtruar mbi mua… (FOTO)

Greta Hoxha është një prej spikereve të televizionit “Zjarr” që jep lajmet me dekoltenë e hapur. Ky televizion u grabit disa javë më parë gjatë natës, nga persona që ende nuk janë identifikuar. Greta Hoxha ka folur rreth kësaj grabitje për “Panorama”, duke theksuar se policia dhe konkretisht shefi i komisariatit nr.6 Neritan Boçi ushtroi dhunë ndaj dy dëshmitarëve. Ajo ka akuzuar Boçin se shfrytëzon postin e tij, ndërsa ka treguar se rreth grabitjes i kanë bërë vetëm “dy pyetje koti”.


Greta ka thënë:

Televizioni u sulmua nga dy persona të maskuar mirë, dhe për shkak të kësaj, identiteti i këtyre personave është shumë e vështirë për t’u gjetur. Grabitësit kanë vepruar për 1 minutë e 17 sekonda. Policia kontrolloi kamerat e bizneseve afër ndërtesës së televizionit, për të parë se ndoshta dikush kishte hequr maskën, por asgjë. U bë pak rrëmujë në televizion gjatë paradites, por vetëm emisioni i mëngjesit u ndërpre. Puna vijoi normalisht më pas. Ndaj njërit prej punonjësve (teknikut të transmetimit) dhe një banori jashtë televizionit që u thirrën dëshmitarë, policia ka përdorur dhunë duke u bërë presion se këta dinin diçka dhe nuk tregonin, ndaj i mbajtën disa orë në Komisariat sa t’u iknin shenjat. Ajo që dua të ngre si problem, është dhuna e shefit të Komisaratit nr.6, Neritan Boçit, ndaj dy dëshmitarëve. Si guxon një shef komisariati të mendojë se me dhunë do të vendosë drejtësi?! Madje, pati edhe guxim ta mohojë kur një nga të dhunuarit është punonjës i televizionit. Megjithatë, stafi investigativ i “Zjarr Tv” shumë shpejt do të bëjë publike të tjera detaje se si z. Boçi shfrytëzon postin…
Ajo ka treguar se edhe vetë u pyet nga policët mbi ngjarjen në ambientet e televizionit por nuk ka pranuar të shkojë në polici prandaj i kanë bërë sipas saj vetëm “dy pyetje koti“.

Greta është pyetur edhe për faktin që i drejton lajmet ndryshe nga spikeret e tjera, dhe ka thënë se tani u ka rezistuar të gjitha paragjykimeve.

Ajo u shpreh:

“Ndryshe nga të tjerat që vetëm spikerojnë, unë i redaktoj vetë lajmet dhe jam shumë e aftë për ta kapur dhe përpunuar një lajm.”