PASTRUESIT E FYTYRËS/ Ja si mund ti realizoni në kushte shtëpie – AlpeGossip
PASTRUESIT E FYTYRËS/ Ja si mund ti realizoni në kushte shtëpie

PASTRUESIT E FYTYRËS/ Ja si mund ti realizoni në kushte shtëpie

Paraqitja e mirë fizike është shumë e rëndësishme pasi tregon shumë për ju.

E ku më mirë mund të nisë ajo se nga një fytyrë e pastër? Prandaj duhet të tregoni kujdes e ta trajtoni atë në mënyrën e duhur. Hidhini poshtë produktet me kimikatë dhe fare lehtë përgatitini këto pastrues fytyre natyral direkt e nga kuzhina juaj. Jo vetëm që e pastrojnë atë në thellësi por edhe nuk e dëmtojnë.

Më poshtë ju sjellim disa përbës natyralë të cilët janë mjaft efektivë në pastrimin e fytyrës suaj:

Vaji i kokosit 

Pa e dëmtuar fytyrën duke i hequr yndyrën natyrale, vaji i kokosit mund të eleminojë shkëlqimin që shfaqet në fund të ditës. Falë efektit antimokrobial, kur aplikoni vaj kokosi në lëkurë ai do ta bëjë lëkurën të butë, të shëndetshme dhe e pastron atë.

Hidhni në pikë vaji kokosi në dorë dhe aplikojeni në fytyrë duke bërë masazh butësisht për 30 sekonda dhe më pas vendosni një peshqir të lagur me ujë të nxehtë për të hapur poret. Prisni 15-30 sekonda dhe më pas lajeni me ujë.

Uthull molle

Uthulla e mollës shërben për të rivendosur nivelet normale të  pH , ndihmon në zbutjen e saj dhe parandalon bllokimin e preve si dhe ndihmon fytyrën që të mos bëhet shumë e thatë apo shumë me yndyrë.

pH prej 5.5 (niveli aciditetit) është ideal për fytyrën e njeriut.

Bëjeni vetë në shtëpi këtë toner natyral duke lagur pambukun me uthull molle dhe rrëshqiteni butësisht në fytyrën tuaj. Pasi fytyra të thahet, vendosni kremin tuaj hidratues.

Mjalti dhe limoni

Mjalti dhe limoni së bashku formojnë një hidratues natyral dhe antiseptik, një kombinim perfekt për ta pastruar dhe për ta lënë të butë fytyrë.

Acidi citrik i limonit vret bakteret që shkaktojnë akne dhe enzimat në të ndihmojnë në pastrimin e lëkurës së vdekur. Mjalti është një antibakterial natyral dhe i pasur në antioksidantë, të cilët parandalojnë aknet dhe ngadalësojnë procesin e plakjes së lëkurës.

Përzieni dy lugë çaji mjaltë me një lugë lëng limoni. Merreni ,me gisht e më pas aplikojeni në fytyrë dhe qafë. Lëreni lëkurën derisa të thahet e më pas shpëlajeni me ujë.

Kosi

Kosi është një pastrues perfekt i fytyrës, i pasur në protein dhe acid laktik. Këto përbërës punojnë së bashku dhe ndohmojnë në detoksifikimin e fytyreës. Aplikimi i rregullt i acidit laktik inkurajon fytyrën që të pastrohet nga qelizat e vdekura përmes eksfolimit, dhe proteina ndihmon në minimizimin e poreve si dhe në hidratim.

Butësisht aplikoni një shtresë kosi në fytyrë, Kjo do të ndihmojë në largimin e çdo papastërtie nga fytyra apo make up-i. Lëreni kosin mbi lëkurë për disa minuta dhe pastaj lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe fshijëni butësisht më peshqir.

Pastrues me vaj ulliri.

Ky lloj pastruesi  i cili mund të bëhet edhe në kushtet e shtëpise mundet gjithashtu që të ushqejë fytyrën tuaj. Vaji i ullirit është një hidratues i shkëlqyeshëm për lëkurën e thate.

Krijo një krem nate me ½ gote vaj ulliri, ¼ uthull dhe ¼ ujë. Gjatë natës ai do  të ndihmojë në largimin e njollave t errëta, të vrasë bakteriet dhe ta bëjë fytyrën tëndë të butë dhe të pastër.