Moderatorja e njohur Kiara Tito ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Pop Culture”. Në rubrikën “Një ditë me Dojnën”, ajo zbuloi detaje të reja dhe shumë interesante nga jeta personale që nuk i kishim ditur më parë.
Pyetjet për Kiarën ishin përgatitur nga publiku, i cili ishte shumë kurioz të dinte sa më shumë nga ajo. Një ndër pyetjet lidhej me pendesën më të madhe në jetën e moderatores dhe Kiara e dha një përgjigje.
Ajo tregoi se para disa vitesh ka refuzuar një djalë që e ftonte për të dalë dhe se tani është penduar, pasi djali në fjalë është bërë shumë i mirë. “Ka qenë një djalë shumë i mirë, që më ka ngaçmuar para disa vitesh, por nuk ka qenë kaq i mirë sa është tani dhe i kam thënë jo. Nuk ka qenë i shëmtuar por nuk është kështu siç është bërë tani. Jam penduar tani”, ka treguar Kiara.