Debatet mes personazheve të njohur janë mëse normale, ashtu siç janë hatërmbetjet dhe ironitë mes tyre. Megjithatë që në disa raste sherret kanë kaluar në të tjera nivele, që duhet thënë se janë problematike për aq kohë sa janë të pranishme në 2019-n. Në prag të një dekade të re, shpresojmë të lëmë pas:
Homofobinë
Në qershor, Olti Curri dhe Noizy u përfshinë në një debat të zjarrtë pas një fotoje të këtij të fundit ku shfaqej me bryebashkiakun Erion Veliaj, duke qenë iu përgjigj thirrjes së tij për të ofruar ulje për studentët përsa i përket produkteve Illyrian Bloodline, linjë veshjesh e Noizy-t. Pas ngacmimit të Olti Currit, i cili shkroi “me këtë Kartën e Studentin e kap me ulje bluzën Nike të Noizyt”, reperi sulmoi Currin duke e cilësuar “si rob të dështuar nga jeta”. “S’po të them gay, se gay është Elton John,” tha Noizy. Pra, donte ta ofendonte Oltin duke e quajtur gay, por s’e bëri sepse mund të tregonte mungesë respekti ndaj Elton John.
Për fat të keq, ende në 2019-n përdorimi i fjalës “gay” trajtohet për ofendim, madje edhe nga emra të njohur të ekranit. Shpresojmë që ta lëmë pas këtë qëndrim të gabuar.
Përmendjen e beqarisë së dikujt
Në nëntor, Jul Deda dhe Mira Kazhani patën një debat “hidh e prit” në rrjete sociale. Pas një artikulli të gazetares, ku trajtonte protestën e Astirit, Jul deda shkroi: “Kësaj gazetaruces populiste, që protesta e banorëve të Astirit i duket dështim, gjejini një burë të qetësohet, se gjynah..!”. “O vajzë, pasi familjes sime t’i hash atë që nuk thuhet, gjej një burrë për vete se të qetëson,” vijoi me tej Deda. Sipas tij, vetëm një burrë mund ta qetësonte Kazhanin, e cila s’bëri asgjë tjetër përveçse shprehu mendimin e saj.
Është absurde që në 2019-n, përmendja e statusit civil të dikujt përdoret si argument. Shpresojmë që edhe këtë qëndrim ta lëmë pas dhe personazhet shqiptarë të ekranit të mësojnë të debatojmë me argumente.
Mungesën e feminizmit
Duam apo nuk duam ta pranojmë, ka një lloj mungese feminizmi te personazhet e njohur. Me siguri që ju kujtohen si reperet dolën krejt nga hiçi, dhe mirë bën sepse tregu kishte nevojë, e filluan të sulmonin njëra-tjetrën. Tayna dhe Melinda, Tayna dhe Rina, Rina dhe Melinda e shumë të tjera “hynë në vallen” e diss-eve. Gjithë këtë mesele të krijuar mes repereve, që mund të kishin shumë gjëra, përveç feminizmit, e përmblodhi Dafina me një fjali: ““Dua t’u them të gjithave kolegeve të mia repere: Bëni rep! Bëni qejf! Ka konkurrencë sa të doni (sidomos djemtë), por mos e poshtëroni njëra-tjetrën pasi ne kemi nevojë për njëra-tjetrën.”