6 VITE MË PARË/ Kur Çiljeta Xhilaga e veshur si nuse sfiloi me Fernandon në krah (FOTO) – AlpeGossip
6 VITE MË PARË/ Kur Çiljeta Xhilaga e veshur si nuse sfiloi me Fernandon në krah (FOTO)

6 VITE MË PARË/ Kur Çiljeta Xhilaga e veshur si nuse sfiloi me Fernandon në krah (FOTO)

Sot në shtëpinë e Çiljeta Xhilagës ka dy festa! Këngëtarja feston 34-vjetorin, ndërsa djali i saj Fernando mbush sot 6 vjeç.

Diçka shumë e veçantë ndodhi në 2013-n, kur Çiljeta në ditën e saj të lindjes mori dhuratën më të bukur: erdhi në jetë djali i saj.

“Faleminderit ZOT që si sot 6 vite më parë në ditën time të lindjes më bekove me dashurinë më të madhe që mund të bekohet një femër, birin tim Fernandon”, shkruan ajo në foton e postuar në Instagram.

Ajo shfaqet e veshur me fustanin e bardhë, duke sfiluar me djalin e saj foshnjë në krah.