Ditën e sotme, këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe djali i saj Fernando festojnë ditëlindjen. Në një postim në Instastory, Çiljeta ka ndarë me ndjekësit surprizën e parë që ata kanë marrë sapo ka hyrë mesnata.
Mikesha të këngëtares i kanë shkuar në derën e shtëpisë me tortë, fishekzjarre e tollumbace, duke i kënduar asaj dhe Fernandos këngën e ditëlindjes.
Më pas, Çiljeta ka ndarë me fansat disa kujtime të vjetra ku shfaqet me të birin, duke e uruar atë me fjalë nga zemra.
“Faleminderit ZOT që si sot 6 vjet më parë në ditën time të lindjes më bekove me dashurinë më të madhe që mund të bekohet një femër, birin tim Fernandon.”- shkruan ajo krahas fotos.
Gjithashtu, këngëtarja është emocionuar teksa shikonte videon e lindjes së Fernandos dhe momentin kur ajo e ka marrë në krahë për herë të parë.
“Momenti më i lumtur i jetës time”, shkruan Çiljeta.